Basha: Qarku i Elbasanit dergjet në varfëri

Shqipëria

Basha: Qarku i Elbasanit dergjet në varfëri

Më: 2 maj 2017 Në ora: 20:33
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot ka pritur në “Sheshin e lirisë” qytetarët e Elbasanit, ku ka thënë se Elbasani është nga vendet më të varfra, ndërsa veç kësaj ky qytet ka vuajtur historikisht helmet e metalurgjikut, kurse tani do të përballet e edhe me djegien e plehrave të botës.

Postimi i plotë i Bashës:

Në Sheshin e Lirisë sot mirëpritëm qytetarët e Elbasanit, të cilët kam patur privilegjin t’i përfaqësoj për dy vite në parlamentin shqiptar. Kam pasur nderin të punoj me ta për disa projekte madhore, veçanërisht për një ëndërr të përbashkët, tunelin e Krrabës dhe autostrada Tiranë-Elbasan. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm. Por për fat të keq, ndërrimi i qeverisjes solli edhe ndërprerjen e këtij projekti madhor, jo thjesht për Tiranën e Elbasanin, por për të gjithë Shqipërinë.

Qarku i Elbasanit sot dergjet në varfëri dhe nuk sheh të ardhme me të mirë. Vetë qyteti i Elbasanit është ndër qytetet më të prekura nga papunësia, nga mungesa e mundësive, nga emigrimi. Sikur të mos mjaftonte kaq, Elbasanit që ka vuajtur historikisht helmet e metalurgjikut, po i ndërtojnë një impiant për djegien e plehrave. Në të do të djegin jo vetëm plehrat e Elbasanit, por edhe plehrat e botës, të cilat kanë filluar t’i sjellin në mënyrë të paligjshme dhe që duan t’i ligjërojnë me ligj, duke helmuar shqiptarët për të mbushur xhepat e tyre.

Me votën e lirë qytetarët e Elbasanit do t'i ndalojnë këto plane të rrezikshme dhe do të hapin rrugën për një qeveri që do të punojë për interesin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat