Kapexhiu-Bashës: Po s’i hoqe “pleqtë”, s’të votoj

Shqipëria

Kapexhiu-Bashës: Po s’i hoqe “pleqtë”, s’të votoj

Më: 12 mars 2017 Në ora: 16:23
Bujar Kapexhiu

Karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ishte ditën e sotme në çadrën e PD-së, ku prezantoi disa karikatura politike.

Kapexhiu, në bashkëpisedim me protestuesit i tha kreut të PD-së, Lulzim Basha, se nëse ai nuk kandidonte të rinj, por vazhdon me të vjetrit, atëherë do të votojë kundër tij.

“Këta të rinj duhet të thonë mendimin e tyre. Kjo është e drejta. Mendoj se duhet të ketë sa më tepër të rinj në politikë, kudo.

Ne pleqtë e bëmë ç’kishim për të bërë. Prandaj të vijnë të rinj, në qeveri. Dhe do t’i thoja zotit Basha vetëm një gjë, mundohuni dhe bëjini që qeveria e ardhshme të ketë të rinj. Se në qoftë se nuk janë të rinj, unë do të votoj kundër.

Ata që hynë në politikë e kryen misionin e tyre. Janë të nderuar, janë të respektuar dhe do të jenë këshilltarë të tyre”, tha Kapexhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat