Rama: Po nisim ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë

Shqipëria

Rama: Po nisim ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:58
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nisjen e ndërtimit të 17 shkollave të reja në bashkinë e Tiranës dhe të 150 të tjerave në gjithë vendin.

Në një ceremoni në shkollën "Fan Noli" në kryeqytet i ku ishte i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj, Rama deklaroi se ky investim është modeli i parë i projekteve të financuara nga programi “1 miliard USD për Rindërtim”.

Kryeministri vuri në dukje se investimi për 17 shkolla të reja është bërë më se i nevojshëm për shkak të mbipopullimit dhe mbingarkesës, që kanë cenuar cilësinë e jetës dhe të mësimit për shumë fëmijë që tanimë janë të rritur.

“Me bashkinë e Tiranës, - tha ai, - sot lançojmë një projekt që është një model i parë i projekteve të programit tonë “1 miliard USD për Rindërtim”.

“1 miliard USD për Rindërtim” është një program që do të bëjë të mundur në kohë të shkurtër të atyre veprave që do të kërkonin një kohë shumë të gjatë që të realizoheshin nga arka e shtetit.”

Rama tha se shkollat e reja do të normalizojnë numrin e nxënësve në klasa, do të shmangin turnet e pasdites dhe do krijojnë hapësirën e duhur për ta kthyer shkollën në qendër komunitare. Po ashtu ai solli në vëmendje faktin se bashkia e Tiranës ka rikthyer çekun për nxënësit e shkëlqyer, gjysëm milioni euro në vit si dhe çekun e bebeve të sapolindura, kujtesë që e bëri me qëllim, siç tha, "sepse kanë rëndësi për të ditur se ku do të hidhet vota në zgjedhje."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat