Heqja e mandateve nga KQZ, Ambasada e SHBA: Fitore për popullin shqiptar

Shqipëria

Heqja e mandateve nga KQZ, Ambasada e SHBA: Fitore për popullin shqiptar

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 14:51
Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi menjëherë pas vendimit të KQZ-së për heqjen e mandateve për tre politikanët, Elvis Roshin, Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin.

Ambasada e SHBA-ve thotë se ky është një mesazh për të gjithë kriminelët që mund të mendojnë se mund të jenë kandidatë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Reagimi i plotë i ambasadës së SHBA në Tiranë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t'i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit.

Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat