PD akuzon Kryeministrin për lidhje me krimin

Shqipëria

PD akuzon Kryeministrin për lidhje me krimin

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 18:36
Partia Demokratike

Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se prej muajsh ka ndërmarrë një fushatë për të fshehur realitetin e prodhimit, trafikimit të drogës dhe të kapjes së shtetit nga krimi.

Opozita thotë se nga manipulimi i realitetit përfitojnë vetëm kriminelët, trafikantët, të korruptuarit dhe kreu i qeverisë.

Për demokratët, qëndrimet e Kryeministrit janë mesazh i qartë, inkurajues për kriminelët, që të vazhdojnë të patrazuar, pasi shteti nuk e ka prioritet luftën kundër tyre.

Sipas Partisë Demokratike, veprimet e mosveprimet e Kryeministrit dhe pushtetarëve të tij, i dhanë lirinë një krimineli si Lulzim Berisha, lanë jashtë burgut Klement Balilin dhe po mbajnë në pushtet Elvis Rroshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat