Ministria e Financave ka realizuar 99 për qind të të ardhurave të planifikuara

Shqipëria

Ministria e Financave ka realizuar 99 për qind të të ardhurave të planifikuara

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 12:56
Ministria e Financave

Ministria e Financave publikoi të shtunën të dhënat fiskale për 10 muajt e vitit 2016, duke bërë të ditur se, ka realizuar 99 për qind të të ardhurave të planifikuara.

Sipas ministrisë së Finanacve, në total u realizuan të ardhura në 334.7 miliardë lekë, prej të cilave nga tatimet dhe doganat për të njëjtën periudhë u realizuan në vlerën 289.7  miliardë lekë dhe 22.2 miliardë lekë, ose 8.3 për qind më shumë se 10- mujori i vitit 2015.

Ministria informon  se të ardhurat nga taksa doganore janë realizuar në vlerën 4.9 miliardë lekë ose 4.8 për qind më shumë se 10 mujori i vitit 2015 dhe 0.7% më shumë se plani. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 34.5 miliardë lekë, ose 5.7  përqind më shumë se 10 mujori i vitit 2015.

Kontributin më të madh në këto të ardhurave e kanë dhënë cigaret dhe karburantet. Importi i cigareve, sipas ministrisë së Financave, është rritur me 306 ton në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 79.9 miliardë lekë, 2.9 për qind më shumë se 10 mujori i vitit 2015, ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 27.8 miliardë lekë, ose 11.9 për qind më shumë se 10 mujori i vitit 2015.

Gjatë kësaj periudhe, bën të ditur ministria e Finanacve, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 321.6 miliardë lekë me një realizim në masën 95 për qind të planit të periudhës. Gjatë kësaj periudhë është ndjekur një politikë e kujdesshme për realizimin e shpenzimeve buxhetore, duke synuar  kufizimin e shpenzimeve të panevojshme, kryesisht shpenzimeve korrente dhe rritjen e shpenzimeve, që sjellin vlerë të shtuar në ekonomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat