Përmbytje të mëdha, ndërhyn ushtria në Lezhë, në Fushë-Krujë 3 familje në rrezik

Shqipëria

Përmbytje të mëdha, ndërhyn ushtria në Lezhë, në Fushë-Krujë 3 familje në rrezik

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 10:17
Pamje nga përmbytjet në Lezhë

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Forcat e ushtrisë e mjetet janë gati për të ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakuuar banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa janë duke mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.

Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtati të lumit Zezë dhe në Borizanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat