Rama nga Çorovoda ironizon Voltana Ademin: Nuk e kuptoj planin e saj

Shqipëria

Rama nga Çorovoda ironizon Voltana Ademin: Nuk e kuptoj planin e saj

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 14:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me fermerët në Çorovodë. Nga aty, Rama është shprehur se e vetmja kryebashkiake që nuk kupton është ajo e Shkodrës, Voltana Ademi. 

"Janë atë që kanë qenë 25 vite në politikë që kanë pasur mundësi të bëjnë shumë gjëra dhe i kundërvihen projekteve tona", tha Rama.

Kreu i qeverisë është shprehur se ky qytet deri më tani ka qenë si një konvikt ku njerëzit vetëm flinin dhe e kishin të pamundur jetën sociale. 

"Çorovoda është një qytet i vogël i pozicionuar bukur por vetëm qytet nuk mund të quhej, një konvikt. Njerëzit nuk kishin mundësi të ndiheshin familje në një mjedis që rrezaton të qenit pjesë e Europës. Investimi në këtë qytet është edhe ajo që sjell mbrapa si ekonomi. Beteja për zhvillim dhe për progres e çdo shoqërie ka qenë e lidhur me zhvillimin e qytetit dhe qendrës së çdo komuniteti. Ja ku jemi sot falë kësaj reforme në një proces që do të jetë shumë i shpejtë sepse për pak kohë mbaron Çorovoda. Do ndërtohet në çdo njësi administrative hapësira. Është një domosdoshmëri për të pasur jetë sociale", tha Rama.

Rama ka folur edhe për turizmin në këto zona.

"Që tani ka filluar efekti zinxhir nga Berati këtu në Skrapar, por na duhet edhe efekti  nga Korça. Nëse ne në Korçë sot kemi një impakt marramendës nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik dhe turistëve të shumtë, shumë shpejt do të vijë dita që edhe këtu të duan të marrin dhoma për të qëndruar një natë për qëllime turizmi. Turistët vijnë dhe do duan të shijojnë produktet bujqësore të zonës dhe në këtë mënyrë turizmi zhvillon edhe bujqësinë", u shpreh kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat