Totozani: Trishtim dhe zhgënjim i thellë për mos miratimin e nenit për LGBT-në

Shqipëria

Totozani: Trishtim dhe zhgënjim i thellë për mos miratimin e nenit për LGBT-në

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 07:59
Igli Totozani

Avokati i Popullit Igli Totozani shpreh zhgënjimin e thellë për mos ndryshimin e Nenit 18 të Kushtetutës, për lejimin e bashkëjetesës midis personave të njëjtit seks.

Nëpërmjet një reagimi, Totozani thekson se mos miratimi i këtij neni duket sikur përçon mesazhin se qytetarët e këtij vendi mund të diskriminohen.

Reagimi: Në emër të institucionit te Avokatit te Popullit dhe ne emrin tim personal shpreh trishtim dhe zhgënjim per mos ndryshimin e nenit 18 të Kushtetutës, konkretisht për mos pranimin e shtesës qe te konsiderohet shkak diskriminimi  “orientimi seksual dhe identiteti gjinor”.

Mosndryshimi i këtij neni i përkthyer ndryshe duket sikur jep mesazhin: Për këto dy shkaqe qytetaret e këtij vendi mund te diskriminohen!!! Ndërtimi i një kulture demokratike dhe i te drejtave te njeriut nuk është një sfide e lehtë. Do te duhen shume vite për këtë.  Megjithatë “humbje” te vogla si kjo nuk mund te vene ne dyshim arritjen e objektivave afatgjate; ate te nje Shqipërie të barabartë për te gjithë.

Institucioni i Avokatit te Popullit, ashtu si deri me tani do te vazhdoje te mbështetëse dhe te përkrahë çdo qytetar pjese e komunitetit LGBTI ; sot e përgjithmonë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat