Qeveria miratoi nismën për miratimin e IPA-së 2016

Kosova

Qeveria miratoi nismën për miratimin e IPA-së 2016

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 10:10
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot miratoi edhe nismën për marrëveshjen financiare për programin IPA 2016.


Në këtë mbledhje u tha se marrëveshja e IPA-së do të fokusohet në tre sektorë kryesor si financimin e reformës së administratës publike, nëpërmjet përkrahjes buxhetore sektoriale, përkrahjen për rritjen e konkurrueshmërisë dhe përkrahjen për të drejtat e njeriut dhe komuniteteve.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi në këtë mbledhje tha se “do të vazhdojmë me hapat e tjerë në drejtim të hapjes së mundësive që Kosova të përfitojë nga ana e fondeve të parapara në kuadër të programit 2016”.

“Pas miratimit të kësaj nisme, ne do të vazhdojmë konsultimet me Komisionin Evropian, në pajtim me procedurat tona të brendshme qeveritare dhe do të nënshkruajmë marrëveshjen në kohë optimale”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat