Vasjari: Ambasadorët do nxjerrin emrin që pengon reformën

Shqipëria

Vasjari: Ambasadorët do nxjerrin emrin që pengon reformën

Më: 6 maj 2016 Në ora: 09:19

Arjan Vasjari thotë se investimi i fundit i Ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe ambasadore së BE-së, Romana Vllahutin tregon që klasa politike shqiptare është në kufijtë e legjitimitetit dhe që ka nevojë për tutelë.

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, analisti thotë se përmes këtij procesioni, ndërkombëtët kërkojnë të zbulojnë nominalisht palën që pengon reformën.

“Ajo që unë shikoj në këtë situatë është që provohet qartë që politika shqiptare nuk funksionon e monitoruar, por nën kujdestari, që ka nevojë për tutelë. Reforma ën drejtësi është një investim ekskluziv amerikan dhe europian dhe ky procesion diplomatik i jashtëzakonshëm, nuk është asgjë vetëm kërkesë e drejtpërdrejtë e tyre për deklarim vote të grupeve paralmentare. Nuk duhet kuptuar si thirrje apo procesion për të mbledhur vota, ky tur është përpjekje për të identifikuar fajtorin, që të jetë nominal”, tha ai.

Sipas Vasjarit, ambasadorët do të japin emrin apo palën që pengon reformën, ndërsa komentoi edhe deklaratën e Blushit.

“Sigurisht që është një turp, por e thënë nga Blushi, që është brenda këtij turpi, ka një pikëpyetje. Ky paralajmërim i ambasadorit amerikan, sidomos deklarata e djeshme e tij, provon që politika shqiptare është në kufijtë e deligjitimetit të saj”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat