Braçe: Mbyllja e “21 janarit”, turpi i drejtësisë në Shqipëri

Shqipëria

Braçe: Mbyllja e “21 janarit”, turpi i drejtësisë në Shqipëri

Më: 28 prill 2016 Në ora: 14:50

Deputeti socialist, Erion Braçe, e ka cilësuar të turpshëm vendimin e Gjykatës së Lartë, i cili i dha fund gjykimit të dosjes së 21 janarit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se nëse ka një rast që mund të Iegjitimojë shkrirjen e Gjykatës së Faktit të Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, ai është rasti i dosjes "21 janari”.

"Unë nuk mund të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë të hënën.

Bëhet fjalë për shqyrtimin e çështjes së 21 janarit, krimit shtetëror të 21 janarit.

Është vendimi që përmbyll një kalvar të gatë shqyrtimi në institucionet e drejtësisë , apo dhe gjykimi po të doni, por vetëm gjykim nuk është herë të vrasjeve shtetërore të 21 janarit. E kam thënë dhe atë ditë, ata gjyqtarë nuk janë as të lartë, as të ulët.

Ata nuk janë gjyqtarë.

Unë nuk mund të pranoj, jo si deputet, as si jurist por nuk mund to pranoj as si qytetar që kjo kastë gjyqtarësh e korruptuar t’i imponojë shoqërisë shqiptare vendimin e saj sipas të cilit 4 qytetarë në mes të bulevardit janë vrarë pa dashje. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje dhe plumbin ta marrësh ne gjoks, në ballë.

Nuk mund të ketë vrasje pa dashje e një strukture të armatosur shtetërore siç është Garda e Republikës.

Nuk mund të ketë vrasje pa dashje kur jepet urdhër për të qëlluar, për më tepër në turmë. Këta nuk mund t’i imponojnë askujt në këtë vend alibinë e tyre.

Është e rëndë, shumë e rëndë. Dhe nëse ka një rast që mund të legjitimojë shkrirjen e Gjykatës së Faktit të Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, është ky.

Është e turpshme që janë vrarë 4 njerëz në mes të bulevardit dhe gjykata të vendosë që asnjeri të mos jetë në burg. Është e turpshme”, tha deputeti socialist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat