Qato: 1550 efektivë në gatishmëri për vizitën e Kerrit në Tiranë. Ja rrugët që bllokohen

Shqipëria

Qato: 1550 efektivë në gatishmëri për vizitën e Kerrit në Tiranë. Ja rrugët që bllokohen

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 16:34

Rreth 1550 punonjës policie do të jenë në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë me rastin e vizitës së sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato gjithashtu njoftoi se do të ketë edhe kufizime në lëvizjen e mjeteve.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për masat e marra:

Me datë 14 Shkurt 2016, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me rastin e vizitës së Sekretarit të Shtetetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës SH.T.Z John Kerry.

Për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë për zhvillimin e vizitës, janë marrë një sërë masash.

Njëkohësisht janë marrë masa në bllokimin e disa segmenteve rrugore kryesore.

Bllokime do te kete si më poshte:

Aksi rrugor nga Aeroporti Rinasit “Nënë Tereza” – mbikalimi i Kasharit
Aksi rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës, në të dyja krahët e autostradës, si dhe rrugët dytësore paralel me to.
Aksi rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga “Dritan Hoxha” – Rruga e “Durrësit” .
Aksi rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , si dhe rrugët lidhëse me to.
Aksi rrugor nga Rruga “Teodor Keko” – Fabrika e Bukës – Bulevardi “Bajram Curri”, nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit.
Aksi rrugor Bulevardi Zogu i Parë nga Ministria e Drejtësis deri tek Sheshi Skënderbej.
Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i kamzës deri tek shinat e trenit.

Gjithashtu nuk do te lejohen parkimet e mjeteve duke filluar nga Sheshi Shqiponja deri te rruga Elbasanit si dhe nuk do te lejohet parkimi prapa Muzeut (Çaplini ose ish estrada).

Ne rast te mos largimit te mjeteve njoftojmë se do te ngrihen me sherbim te mjeteve ngritese.

Subjektet e linjave të shërbimit publik që operojnë në linjat brenda qytetit të Tiranës, dhe linjave të transportit udhëtarëve ndërqytetëse, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës, nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në këto pjesë të rrugës.

Në rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarë, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qëndrave më të afërta shëndetësore.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat