Shqipëria ia dhuron veç një tank Jordanisë

Shqipëria

Shqipëria ia dhuron veç një tank Jordanisë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 18:59

Qeveria shqiptare do t’i dhurojë Mbretërisë Hashemite të Jordanisë një tank dhe një tërheqës tanku.

Në mbledhjen e datës 3 shkurt, qeveria miratuar vendimin për “Dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Dita mëson se tanku është i llojit T-59.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat