Basha: Byroja Kombëtare e Hetimit, nëse është respektuar sugjerimi i Venecias i përgëzojmë, por nëse jo është një farsë

Shqipëria

Basha: Byroja Kombëtare e Hetimit, nëse është respektuar sugjerimi i Venecias i përgëzojmë, por nëse jo është një farsë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 14:06

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat pr/ligjin e Qeverisë mbi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndonëse ka deklaruar se nuk e njeh me detaje draftin e miratuar, Basha tha se nëse janë respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, kjo do të thotë se Qeveria megjithëse me vonesë i është përgjigjur thirrjes sonë.

Por sipas kreut të PD-së, nëse këto sugjerime nuk janë marrë parasysh, atëherë drafti është një farsë, me synimin që Qeveria të fitojë kohën. Basha akuzoi Kryeministrin se po bën lojra me Byronë e hetimit, njëlloj sikundër me reformën në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat