Të përndjekurit, ja përfituesit (Dokument)

Shqipëria

Të përndjekurit, ja përfituesit (Dokument)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:50

Ministria e Financave ka publikuar listën e re me emrat e ish-të përndjekurve politikë, të cilët marrin këstin e katërt dhe të pestë të dëmshpërblimit. Në total, janë 518 ish-të dënuar, 500 prej të cilëve do tërheqin këstin numër 5. Bëhet fjalë për kategorinë e personave që janë gjallë, për të cilët është akorduar edhe 70 për qind e fondit vjetor.

Sipas ndryshimeve të bëra në ligj, kjo kategori trajtohet me përparësi, sipas një rendi të caktuar, ku të parat që tërheqin dëmshpërblimin janë të dënuarat femra dhe të gjithë ata që janë në moshë mbi 75 vjeç. Në rendin e pagesave vijohet me ata që vuajnë nga sëmundje të rënda, të dënuarit që kanë pasardhës në moshë të mitur, ata që nuk jetojnë, por kanë lënë trashëgimtarë minorenë, si edhe ish-të përndjekurit që janë nën 75 vjeç. Nga të dhënat e bëra publike janë rreth 2454 ish-të përndjekur, të cilët janë gjallë.

Deri më tani ka përfunduar shpërndarja e pagesës së tretë dhe të katërt për pjesën dërrmuese të tyre, ndërkohë që ende nuk ka nisur shpërndarja e këstit të gjashtë. Këtë vit në buxhet janë akorduar 2 miliardë lekë, dhe përveç emrave u botohen sot, do të përfitojnë këstet e radhës edhe kategoritë joparësore, ose trashëgimtarët.

Sipas ministrisë së Financave, derdhja e parave në bankë për secilin nga ish-të dënuarit, do të bëhet në fillim të javës që vjen.

Të përndjekurit, ja përfituesit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat