Deputetja Mesila Doda reagoi pas intervistës së mbrëmshme në emisionin “Dritare” të Nexhmije Hoxhës.
E veja e diktatorit ka rindezur edhe njëherë debatin për krimet e komunizmit në vend.
“Si përfundim, a mendoni ende që ky vend nuk ka nevojë për dekomunistizim?
Precedenti i parë i pandëshkueshmërisë në këtë vend është xhelati dhe xhahili i motit i veshur me pushtetin e sodit. Krimi dhe korrupsioni i sotëm e kanë alibinë me vete, qysh kur vrasësit i bëmë zonja e zotnij, ia pastruam fytyrën dhe ia lamë duart e gjakosura…
Të mjerët ne… Ne ishim të vetmit që ia shpëlamë Ledi Makbethit duart e gjakosura”, shkruan Mesila Doda në FB.