Krenohet Kodheli: Ushtria, pjesa me e mirë e shoqërisë shqiptare

Shqipëria

Krenohet Kodheli: Ushtria, pjesa me e mirë e shoqërisë shqiptare

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 18:04

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është shprehur sot me mjaft entuziazëm lidhur me një sondazh të zhvilluar në Shqipëri, nga i cili ka rezultuar se Forcat e Armatosura gëzojnë një besim të lartë në vend.

“Gjithmonë e them me mburrje që Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë pjesa më e mirë e shoqërisë sonë. Sapo e ka konfirmuar edhe një sondazh i UNDP Albania, European Union in Albania dhe IDM Albania. Në Shqipëri, nivelin më të lartë të besimit nga institucionet në vend e gëzojnë Forcat e Armatosura. Faleminderit qytetarëve për besimin. Faleminderit burrave e grave në uniformë për besimin dhe sigurinë që përçojnë përditë”, shkruante Kodheli në Facebook.

Ministrja është mjaftuar vetëm me rezultatin e sondaziht dhe jo me shkaqet e mundshme të tij.

Në fakt, ushtria shqiptare ka fare pak kontakt në marrëdhëniet direkte me qytetarët tanë, dhe kjo ndoshta është edhe një arsye se përse ajo nuk gëzon reputacionin e keq të disa sektorëve të tjerë, ku korrupsioni mbretëron.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat