Korrik – nëntor, pranë QKR-së u regjistruan rreth 29 mijë subjekte

Shqipëria

Korrik – nëntor, pranë QKR-së u regjistruan rreth 29 mijë subjekte

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:28

Gjatë periudhës janar – nëntor të këtij viti janë regjistruar pranë Qendrës Kombëtare për Regjistrim rreth 38 mijë biznese, nga të cilat gati 29 mijë subjekte u regjistruan vetëm në periudhën korrik-nëntor, periudhë e cila lidhet me operacionin e qeverisë kundër informalitetit në ekonomi.

Nisma e qeverisë për të nisur në muajin shtator aksionin ndaj informalitetit, bëri që shumë subjekte t’i drejtohen Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, duke krijuar dhe radhë të gjata në këtë institucion.

Por krahas aksionit ndaj informalitetit, qeveria ndërmori dhe një hap tjetër të rëndësishëm atë të bashkimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me atë të Qendrës Kombëtare të Licencimit.

Në Kuvend është dërguar për diskutim projektligji për krijimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit sipas modelit të one stop-shop. Nisma është pjesë e reformës për të përmirësuar klimën e të bërit biznes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat