Moti i keq, Veliaj inspekton situatën: 700 punonjës në terren

Shqipëria

Moti i keq, Veliaj inspekton situatën: 700 punonjës në terren

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:01

Kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj ka sqaruar se pavarësisht shirave situata është nën kontroll. Veliaj theksoi se të gjitha zonat kanë qenë të kalueshme dhe sipas tij 700 punonjës të bashkisë janë në terren për të monitoruar situatën.

“Të 13 zonat më problematike sot kanë qenë shumë më të kalueshme. Dua të falenderoj të gjithë ata që në 48 orët e fundit kanë punuar me tre turne për të bërë maksimumin për të zhbllokuar kanalizimet”, deklaroi ai.

Grupet e punës janë përqendruar kryesisht në zonën e Bregut të Lumit, ku dhe rreziku është më i madh. Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndërtojnë pranë lumenjve.

Për sa i përket ujit të Bovillës ai sqaroi se cilësia e tij është brenda të gjitha standarteve dhe se qytetarët mund ta konsumojnë pa frikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat