Lirimi i deputetit Prenga, familja Cali: Shteti na goditi përsëri

Shqipëria

Lirimi i deputetit Prenga, familja Cali: Shteti na goditi përsëri

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:12

Një ditë pasi Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë për deputetin e PS-së, Armando Prenga, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”,- ka reaguar familja Cali, anëtarët e së cilës u plagosën me armë nga Prenga.

“Dje ne si familje na u dha një tjetër goditje e rëndë. U lirua autori që gjuajti me armë në komisariat 5 persona ndërkohë që të dëmtuarit mbahen në burg.

Dje ne na u tha: ju që jetoni dhe ushqeheni me djersën e ballit dëmtoni shoqërinë e sotme, ju që mbani familjen ndershmërisht jeni shembull i keq në këtë shoqëri të shtrembër.

Shteti na goditi më 4 shtator aty ku duhej të na mbronte. Kurse dje shteti politik na goditi me padrejtesi e manipulime. Të veshurit me pushtet i lejoi të prishë provat dhe të pastrojë gjurmët.

Të veshurit me pushtet i vuri në dispozicion ekspertizën, vendimin, drejtësinë. Ndërsa ne na la në betejën tonë për të fituar të drejtën të vetëm kundër pushtetit”,- thuhet në reagimin e familjes Cali.

Konflikti mes kësaj familje dhe deputetit Armando Prenga lidhet me lejen për shfrytëzimin Lagunës së Patokut.

Pas përplasjes me armë në Lac, Gjykata Administrative i jep të drejtë familjes Cali, duke rrëzuar vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, që ia kishte dhënë koncensionin vëllait të deputetit Armando Prenga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat