Hiqet për riparim pllaka e Sulltan Sulejmanit

Shqipëria

Hiqet për riparim pllaka e Sulltan Sulejmanit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 19:12

Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme për ta dëmtuar, është hequr pllaka e Sulltan Sulejmanit që ishte vendosur në Kalanë e Lezhës.

Vendimi u mor nga Ministria e Kulturës, me qëllim restaurimin në laborator të kësaj pllakate dhe bërjen e një kopje të saj. Vendosja e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalasë së Lezhës u konsiderua një skandal i vërtetë nga Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare.

Me mbishkrimin në osmanishte, si kujtesë për rikonstruksionin e këtij objekti historik nga Sulltan Sulejmani në vitin 1522, kjo pllakatë u vendos para pak kohësh në Kalanë e Lezhës, me 22 shtator të këtij viti, pas një vendimi që kishte marrë Ministria e Kulturës.

Por mbishkrimi i rrallë i Sulltan Sulejmanit në portën hyrëse të Kalasë së Lezhës nuk u mirëprit nga të gjithë qytetarët. Tre ditë pasi ishte vendosur, në natën e Kurban Bajramit disa persona të panjohur ende, e njollosen këtë pllakat dhe muret hyrëse të kalasë me bojë të kuqe.

Ajo u dëmtua sërish dje, nga disa persona ende të paidentifikuar, derisa sot u mor masa për heqjen e saj, pasi rrezikohej që kjo pllakë të humbiste plotësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat