​Ambasada gjermane në Tiranë: Deri në 9 tetor do të rikthehen 395 azilkërkues

Shqipëria

​Ambasada gjermane në Tiranë: Deri në 9 tetor do të rikthehen 395 azilkërkues

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:57

Ambasada gjermane në Tiranë bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të riatdhesohen në Tiranë nga Gjermania 75 persona, ndërsa mësohet se deri në datën 9 tetor numri i të kthyerve do të jetë 395 persona.

Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane sot në orën 14:35 do të rikthehen rreth 75 persona, ndërsa nesër në datën 07:10 do të rikthehen rreth 140 persona, ndërkohë që në datën 8 tetor ora 13:45 do të rikthehen 80 persona dhe në datën 9 tetor ora 13:40 do të rikthehen 100 persona, transmeton ATSH-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat