Mesdhetari diplomon brezin e katërt të studentëve në Bachelor dhe të tretin në Master

Shqipëria

Mesdhetari diplomon brezin e katërt të studentëve në Bachelor dhe të tretin në Master

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 08:40

Universiteti Mesdhetar ka diplomuar brezin e katërt të studentëve të nivelit Bachelor dhe të tretin e studimeve Master. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, mes studentëve ishte edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta e zv/kryeministri Niko Peleshi, të cilët premtuan më shumë mbështetje për punësimin e të rinjve të sapo diplomuar.

Brezi i katërt i studentëve të nivelit Bachelor dhe i treti Mastër kanë kurorëzuar me diplomë studimet pranë Universitetit Mesdhetar.

Pjesë e kësaj ditë të rendësishme për studentët ishte edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili si vlerësim solli në vëmendje një eksperiencë debati që ka pasur me studentët e Universitetit Mesdhetar.

Meta: Ndjekja e një debati midis studentëve të Universitetit Mesdhetar dhe studentëve të Universitetit publik lidhur me buxhetin që diskutohej dhe debatohej në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe niveli i debatit, më vjen keq ta them, ishte ndoshta më i lartë se në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa zëvendës.kryeministri, Niko Peleshi, premtoi më shumë vende pune për të rinjtë e diplomuar.

Peleshi: Jemi të vendosur për të hapur gjithnjë e më tepër rrugët e meritokracisë. Ne do të bëjmë më të mirën për t’ju krijuar jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat mundësi punësimi për më të mirët.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli, tha se përqasja e metodave më të mira arsimore me Universitetet europiane, ka rritur cilësinë në Universitetin që ai drejton.

Angjeli: Për transmetimin e njohurive dhe dijeve në standardet dhe nivelet më bashkëkohore falë programeve dhe bashkëpunimeve me Universitetet më prestigjoze jo vetëm në rajon por në vendet europiane dhe SHBA. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në këtë mënyrë u dha mundësinë gjithë studentëve të fillonin dhe vaszhdonin studimet e tyre dhe të shfaqnin më së miri të gjithë aftësisë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat