Basha: Mbështesim plotësisht operacionin e policisë në Shkodër

Shqipëria

Basha: Mbështesim plotësisht operacionin e policisë në Shkodër

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 21:50

Kryesia e Partisë Demokratike i ka shprehur mbështetjen e plotë dhe poa ekuivok, forcave të Policisë së Shtetit të cilat janë angazhuar në një operacion që vazhdon prej disa orësh në Shkodër për kapjen e një krimineli të shumëkërkuar.

Kreu democrat Basha, duke shprehur ngushëllimin ndaj familjarëve të komandantit të FNSH-së, Simon Gjeta, i cili ran ë krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e Ruzhdi Aishtës, kërkoi nga Policia e Shtetit që të neutralizojë dhe kap në çdo mënyrë kriminelin që mbahet nën rrethim.

Më tej, Basha duke folur mbi mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila si rend dite kishte analizën e zgjedhjeve të 21 qershorit, kryedemokrati tha se në këtë mbledhje u diskutua edhe situata më e fundit politike në vend.

Basha edhe një herë përsëriti angazhimin e demokratëve për të demaskuar sipas tij, aferat korruptive të qeverisë së dështuar Rama-Meta.

Në mbledhje, sipas kryedemokratit Basha, u diskutua edhe riorganizimi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat