Aksioni i ujit, Haxhinasto: Nuk do të ketë rritje të çmimit

Shqipëria

Aksioni i ujit, Haxhinasto: Nuk do të ketë rritje të çmimit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 22:40

Shqipëria prodhon 270 milionë metër kub ujë në vit, ndërsa nevoja e popullatës është 217 milionë. Pra prodhojmë 50 ml më shumë metër kub më shumë, por nga kjo sasi uji, vetëm 88 milionë metër kub ujë paguhet.

Kështu deklaroi ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në një intervistë për gazetaren Ilva tare. Ministri u shpreh se zgjidhja për këtë humbje është “që të heqim informalitetin”, ndërsa bëri me dije se çmimi i ujit nuk do të rritet.

Haxhinastio paralajmëroi se do të priten lidhjet e paligjshme dhe kontratat do të paguhen nga çdo indivi. Sipas tij, do të ketë një rikonceptim të përgjegjësisë menaxhuese dhe përgjegjësi të lartë nga bashkitë.

Ministri foli edhe për çmimin e biletave të avionëve, për të cilat tha se ka kontraktuar disa kompani lowcost që kanë shprehur interes për tregun shqiptar, por që akoma nuk është prezent në tregun tonë dhe kjo është një nga arsyet për çmimin e lartë të biletave.

“Kompanitë kanë ardhur, janë të interesuara por e kanë të vështirë të operojnë me tarifat që ka aeroporti i Rinasit. Kanë parë me vëmendje atë të Kukësit, por bëjnë studimet dhe analizat e tyre. Është rënë parimisht dakord që me gjetjen e një zgjidhje të pranueshme ekskluziviteti të hiqet. Por sigurisht kompania ka disa aksionerë dhe një pjesë e tyre kanë bërë dhe llogaritë e fitimeve mbi bazën e gjendjes aktuale dhe nuk duan të marrin risqe që sipas tyre mund të ndryshonin nivelin e tyre ekonomik. Ne i kemi dhënë këto garanci”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat