Innvestimet në Tepelenë, synohet nxjerrja në pah e vlerave historike e turistike (Video)

Shqipëria

Innvestimet në Tepelenë, synohet nxjerrja në pah e vlerave historike e turistike (Video)

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 13:29

Në Tepelenë, investimet e fondit të zhvillimit të rajoneve, po nxjerrin në pah edhe vlerat historike të zonës. Nga sistemimi i pedonales së qytetit, bie në sy kalaja e Tepelenës, e cila është kthyer në vendin e preferuar për t’u vizituar.
Tepelenë-Ndërtimi i pedonales në Tepelenë, jo vetëm po i ndryshon pamjen e qytetit por ka nxjerrë në pah edhe kështjellën e Ali Pashës.
Rreth 70 milionë lekë është shuma e fondit të zhvillimit të rajoneve, për ndërtimin e pedonales dhe restaurimin e fasadave të godinave rreth qendrës. qytetarët thonë se investimet duhet të jenë baza për nxitjen e turizmit pasi potencialet janë të mëdha.
Sipas kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi, po punohet për vënien në jetë të 9 projekteve të reja, kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore dhe qendrave shendetesore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat