Basha: Edi Rama kryepërgjegjësi për dështimin në cdo drejtim, por kërkon fajtorë lart e poshtë

Shqipëria

Basha: Edi Rama kryepërgjegjësi për dështimin në cdo drejtim, por kërkon fajtorë lart e poshtë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:55

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama si përgjgejës për dështimin në cdo drejtim gjatë dy viteve të qeverisjes së tij, për korrupsionin masiv, por edhe për vjedhjen e 160 milionë dollarëve vetëm nga tatimet dhe doganat në 6 muajt e parë të vitit. Basha thekson se Rama është kryepërgjegjësi që kërkon lart e poshtë fajtorë për gjithçka, ndërkohë që nuk pranon e nuk mban asnjë përgjegjësi.

“Quan sukses përfshirjen e shefit të tij të policisë së Vlorës në trafikun me avion të drogës, dhe flet për rritje ekonomike, ndërkohë që varfëria e papunësia thellohen çdo muaj, dhe eksodi nga dëshpërimi i bashkqytetarëve vetëm rritet.

Sfilon 1 orë para mediave si dikush që sapo ka shkelur në vendin tonë, ndërkohë që është vetë autor i taksave të larta, është shkaktar i krizës ekonomike, i mungesës së investimeve, i promovimit të krimineleve në zyrat e shtetit, i vrasjes së shpresës së shqiptarëve”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat