Kisha greke sulmon Ramën: I pabesë dhe i pafytyrë

Shqipëria

Kisha greke sulmon Ramën: I pabesë dhe i pafytyrë

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 10:28

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është sulmuar me një gjuhë të ashpër nga një klerik i lartë i Kishës Greke për shkak të prishjes së kishës në Dhërmi.

Pas prishjes nga Bashkia e Himarës së kishës së “Shën Thanasit” ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare Mitropoliti i Drinopoleos, Pogonit e Konicës, Andreas, i cili e ka quajtur kryeministrin shqiptar: “një i pabesë dhe i pafytyrë”, raporton A1 Report.

Mitropoliti Andreas që ushtron funksionin e tij në krahinën greke në kufi me Shqipërinë e ka krahasuar Edi Ramën me Enver Hoxhën duke e barazuar sjelljen e tij ndaj kishës ortodokse me atë të diktatorit komunist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat