“Largimi i FMN shënon dështimin e plotë të piktorit dështak në ekonomi!”

Shqipëria

“Largimi i FMN shënon dështimin e plotë të piktorit dështak në ekonomi!”

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 20:32

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas njoftimit të fundit të përfaqësuesi të Fondit Monetar në Shqipëri do të ndërpresin marrëveshjen me Shqiëerineë per shkak të dështimeve ekonomike të qeverisë shqiptare.

Berisha thotë se është një akt tejet i rënde dhe i paprecedent në historin e vendit si dhe një vendim të tillë FMN e mori për Greqinë.

"Te dashur miq, vetem nje dite pas rrjeshtimit nga Edi Rama te mashtrimeve apo sukseseve imagjinare ne ekonomi, te fabrikuara me Gjergjin, papagallin e statistikave, perfaqesuesi i Fondit Monetar ne Shqiperi njoftoi shqiptaret se ky institucion financiar kryesor boteror, nderpret marreveshjen me Shqiperine per shkak te deshtimeve ekonomike te qeverise shqiptare.

Ky eshte nje akt tejet i rende dhe i paprecedent ne historine e vendit. Nje vendim te tille FMN e mori per Greqine pasi qeveria greke deshtoi ne realizimin e objektivave qe kishte marre persiper te realizonte.

Deshtimi ne mbledhje e te ardhurave, te cilat jane jo vetem me te ulta se sa plani per rreth 19 miliard lek edhe me te ulta se sa viti 2014. Keshtu vetem ne muajin Maj dogana ishin 16% apo 2.2 miliarde lek planin dhe 900 milion lek me pak se sa nje vit me pare. Si pese mujor vetem doganat jane 7.5 miliard lek nen planin dhe 3.4 miliard lek me pak se 5 mujori respektiv i vitit 2014.

Vjedhje edhe me te medha dhe renie te hidhur te te ardhurave ka dhe ne tatime. Croën Agents ka nje seri raportesh konfidenciale ku denoncon korrupsionin e zyrtarve ne dogana. Tre jave me pare dha doreheqjen ne shenje proteste per vjedhjet dhe evazionin e larte fiskal me urdher politik, drejtori i hetimit ne tatime, gjeneral Ahmet Prenci.

Piktorit deshtak para se sa te krijonte qeverine ne konferencen nderkombetare per ekonomine ne Tirane nje reformator i madhe europian i tha se shanset e deshtimit ekonomik i keni 95%, kjo sepse ju mohoni çdo gje dhe kete e bejne vetem ata qe nuk dine asgje. Me Ramen rrokullisja e ekonomise tone eshte dramatike. Duhet te shpteojme sa me pare prej tij!", shkruan Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat