Mjekëve larg vendbanimit, 100 mijë lekë shtesë

Shqipëria

Mjekëve larg vendbanimit, 100 mijë lekë shtesë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 08:07

Te gjithe mjeket qe punojne larg zones se tyre te banimit, do te marrin 100 mije leke shtese cdo muaj. Lajmi eshte bere i ditur nga ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj, nepermjet nje statusi ne “Facebook”, ku shkruan: “100 mije leke shtese cdo muaj per mjeket qe do te ushtrojne profesionin larg zones se tyre te banimit”. Nje vendim i tille eshte marre per te stimuluar bluzat e bardha qe te shkojne edhe ne zonat e thella, qe shpesh here braktisen nga mjeket.

Sektori i shendetesise ka qene dhe mbetet nje nga prioritetet e qeverise, qe prej ardhjes ne pushtet. Kreu i qeverise u shpreh dje ne nje konference per shtyp me gazetaret, se ka ende shume per te bere ne sektorin e shendetesise.

“Do t’iu ftoja te monitoroni faktin qe sot ka 22 qendra shendetesore qe operojne ne 7 dite te javes per sezonin turistik. Sot ka raste urgjente ne spitale rajonale qe zgjidhen me konsulta nepermjet telemjekesise”, tha Edi Rama.

Mes arritjeve ne kete sektor, kryeministri Rama foli dje edhe per pagen shtese per mjeket qe shkojne larg banimit, duke theksuar se do te kete pagese 100 mije leke shtese per ata mjeke qe do te ushtrojne profesionin e tyre larg zonave te vendbanimit. “Eshte me rendesi reforma ne sistemin e shendetesise. Do te stimulohen ata mjeke qe duan ta ushtrojne ashtu sic duhet profesionin e tyre. Per te gjithe ata qe do te jene te gatshem te marrin persiper detyren larg vendbanimit te tyre, cdo muaj nga 100 mije leke shtese, jo te vjetra, te kuptohemi”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat