Ku do t’i kalojë pushimet kryeministri Rama

Shqipëria

Ku do t’i kalojë pushimet kryeministri Rama

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 00:26

Në konferencën e sotme me gazetarët kryeministri Edi Rama zbuloi se ku do t’i kalojë pushimet. Ai u shpreh se këtë vit do të ndjekë djalin e tij të vogël, Zahon që sapo ka mbushur një vit.

“Unë do të ndjek djalin e vogël dhe djali i vogël s’më lejon të shkoj askund veç Vunoit”, u shpreh kryeministri duke bërë të ditur se pushimet e tij do të bëhen në brigjet e Himarës.

Kryeministri përballë gazetarëve informoi edhe mbi ligjin e ri të dekriminalizimit dhe operacionin kundër informalitetit të bizneseve që nis në shtator, pasi deputetët të jenë "freskuar".

Duke iu uruar gazetarëve pushime të mbara, Rama u bëri thirrje atyre të përgatiten për në shtator.

"Në shtator duhet ta dini se nuk mund më të merrni shërbime nga shteti me paratë e atyre të tjerëve që paguajnë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat