Trupat e turistëve çekë ende në morgun e Tiranës

Shqipëria

Trupat e turistëve çekë ende në morgun e Tiranës

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:55

Trupat e pajetë të dy turistëve çekë, të ekzekutuar në Prekal të Dukagjinit, ndodhen ende në morgun e Tiranës. Ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore e trupave të Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeç, ka përfunduar.

Trupat e dy viktimave pritet të tërhiqen nga Ambasada e Çekisë në Tiranë, por ende nuk bëhet e ditur data e saktë.

Sipas ekspertizës, Michael Svatos ka dy plumba pas koke dhe disa të tjerë në trup, ndërsa Anna Kosinova ka një plumb në kokë.

Sipas mjekëve dy viktimat kanë edhe plagë të tjera në trup të shkaktuara nga ciflat e xhamit dhe përplasja e makinës.

Krimi makabër u shënua mbrëmjen e 3 korrikut, ndërsa autori i dyshuar i tij, Sokol Mjacaj, u arrestua ditën e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat