Edhe studentë nga Presheva në protesta në Tiranë

Shqipëria

Edhe studentë nga Presheva në protesta në Tiranë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 12:12

Shqiptarët po përgatisin një protestë kundër kryeministrit serb në Tiranë me 27 maj i cili disa here kishte thënë në Beograd e Gacanicë se “Kosova është zemër e Serbisë”

Nga Vucic-Rama kërkojnë njohjen e diplomave. Paralajmerimin e protestave të shqipatreve në Tiranë e ka konfrimuar edhe zëdhënësi i kyremnistrit shqiptar, Sheklzen Maliqi sipas te cilit “Në Shqipëri ka forca politike që nuk janë nën kontrollin e qeverisë dhe që mund të protestojnë ardhjen e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç më 27 maj në Tiranë”. Do perkujtuar se sot mbi 500 studentë ndjekin studimet apo jane para diplomit ne unversitet shqiptare ne Tiranë. Por, tek ta eshte nje hall madh se me ate diploma nuk mund të punojne ne Serbi, sespe Beogradi nuk ju njeh ato diploma. Ata mund të punojnë, por jo në Luginën e Preshevës, për këtë arsye këta të diplomuar janë të detyruar ta lënë Luginën për shkak të papunësisë dhe pa-perspektivës. A s’është ky një spastrim etnik i një forme tjetër, indirekt ?!

Ndryshe disa studentë shqiptarë nga Lugina e Preshevës te cilët studiojnë në Shqipëri i kanë deklaruar korrespondentit të “Presheva jonë” në Tiranë se qindra studente do t’i bashkëngjiten protestave te shqiptareve ne Tiranë. “Nga Vuci-Rama të mërkurën e ardhshme ne do të kërkojnë njohjen e diplomave!.” ka deklaruar për “Presheva jonë” grupi i studentëve shqiptar nga Presheva ne Tiranë.

Do theksuar se gjatë vizitës së fundit të Edfi Ramës ne Beograd ai në Preshve ka deklaruar se kemi firmosur me Vucic njohjen diplomave te studenteve shqiptare nga Lugina e Preshevës.

“Darka me Vucic firmoset pakti për njohjen e diplomave..” ishte ky titulli i disa medieve ne Shqipëri duke ju referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Arritjen e marrëveshjes për njohjen e diplomave Kryeministri shqiptar e ka bere te njohur ne fjalën e tij te mbajtur ne Presheve duke e cilësuar atë si një faqe te re te marrëdhënieve mes dy vendeve, kane raportuar mediet.

Por burimet nga Qeveria serbe sot i kanë konfirmuar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” se një marrëveshje as memorandum te tille nuk është nënshkruar fare mes Vucicit dhe Ramës as me 10 nëntor e as sot në Beograd. Sipas Miki Mihajlovic, zyrtar nga kabinetit i qeverise serbe “njohja reciproke e diplomave mes Serbisë dhe Shqipërisë është përfolur nëpër kaluare, por asgjë nuk ka konkrete dhe se një marrëveshje e tillë nuk është nënshkruar mes Vucicit dhe Ramës..”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat