Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen Gjika

Shqipëria

Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen Gjika

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:08

Prokuroria e Apelit Tiranë e ka kundërshtuar vendimin e gjykatës për pafajësinë e Shpëtim Gjikës.

Ajo ka kërkuar prishjen e vendimit për Gjikën, si dhe rtishqyrtimin nga tjetër trupë gjykuese.

Sipas Prokurorisë procesi në apel ishte i pavlefshëm në vetvete, sepse gjykata nuk dha argumenta për rrëzimin e kërkesave të Prokurorisë.

Kjo e fundit pretendon gjithashtu se gjykata nuk zbatoi siç duhet procedurat.

Kryetari i bashkisë së Vlorës akuzohej për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat