Bashkia: Ndërtimet jashtë kriterit mbajnë firmën e Ramës

Shqipëria

Bashkia: Ndërtimet jashtë kriterit mbajnë firmën e Ramës

Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:59

Bashkia e Tiranës i konsideroi “shpifje” pretendimet e Shkrelit për kreun e Bashkisë së Tiranës, i cili akuzohet se ka dhënë leje të jashtëligjshme për ndërtimin e një pallati 9-katësh në zonën e ish-Bllokut.

“Pasi kanë masakruar për 11 vite Tiranën dhe zonën në fjalë me ndërtime jashtë çdo kriteri, që mbajnë firmën e Ramës dhe Shkrelit, këta palaço derdhin lot krokodili kur duhet të ishin para drejtësisë për rekordet e betonizimit dhe korrupsionit që kapen në Tiranë”, thuhet në një njoftim për shtyp të Bashkisë së Tiranës.

Bashkia deklaron se, “çdo leje këto dy vite është dhënë në përputhje të plotë me ligjin dhe planin urban të Tiranës dhe çdo bllokim i paligjshëm nga INUK është presion korruptiv për të vjelë ryshfetin, si në kohën e Ramës dhe sekserit Shkreli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat