Frroku kërkon të marrë pjesë në Kuvend

Shqipëria

Frroku kërkon të marrë pjesë në Kuvend

Më: 28 prill 2015 Në ora: 14:52

Mark Frroku ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Kërkesa u dorëzua sot nga avokatët e deputetit, i cili po vuan masën “arrest me burg”, pasi akuzohet për një vrasje në Belgjikë të ndodhur në vitin 1999.

Por avokatët shprehen se nuk ka një vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, dhe se Mark Frroku ka të drejtë të ndjekë komisionet parlamentare.

“Për sa kohë s’ka masë ndaluese, mandati i Frrokut është i vlefshëm”, shprehen ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat