Dëshmitari i Doshit padit për shpifje Vasilin

Shqipëria

Dëshmitari i Doshit padit për shpifje Vasilin

Më: 28 prill 2015 Në ora: 13:16

Dëshmitari i Tom Doshit, Petrit Çinari padit për shpifje kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasilin. Çinari mësohet se dorëzoi sot në gjykatë kallëzimin penal ndaj Vasilit.

Shkak për padinë është bërë deklarata më 11 mars e Vasilit, i cili u shpreh se deputeti Doshi i ka bërë bashkëshortes së Petrit Çinarit një apartament dhuratë.

Në një deklaratë për media, Vasili u shpreh se apartamenti 80 metra katrorë iu dhurua gruas së Çinarit si shpërblim për një dëshmi të rreme për vrasjen e deputetit, para se Doshi të bënte akuzat.

Sipas një deklarate që Doshi kishte bërë më herët në Facebook, Petrit Çinari, një ish-oficer i specializuar si snajper, është porositur nga babai i kryeparlamentarit Meta për ta vrarë.

Çinari është një tjetër dëshmitar i sjellë në skenë nga deputeti Doshi, që sipas tij vërteton versionin që Ilir Meta ka dashur që ta vrasë bashkë me deputetin demokrat Mhill Fufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat