Tre prioritetet e Veliajt për Shën Gjergjin

Shqipëria

Tre prioritetet e Veliajt për Shën Gjergjin

Më: 27 prill 2015 Në ora: 12:19

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, ishte sot në fshatin Shën Gjergj në kryeqytet, ku është takuar me banorët e zonës në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Me ndarjen e re territoriale, kjo zonë i bashkëngjitet Tiranës. Gjatë takimit me banorët, ministri i Mirëqenies Sociale foli me ta për infrastrukturën që mungon në këtë zonë, por edhe shërbimet që me bashkinë e re do të rikthehen.

“Janë 3 çështje që do i kemi parasysh pas fitores sonë. E para, duhet të rregullojmë infrastrukturën pasi ka shumë fshatra që ende janë të izoluara me një infrastrukturë të pambaruar dhe diskriminuese, ku ca janë trajtuar si ‘të nënës’ dhe ca të tjerë si ‘të njerkës’. Motoja jonë është: Të gjithë qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe ata të Shën Gjergjit, janë njësoj të barabartë për bashkinë e re.

E dyta, çështja e prodhimeve bujqësore. Terrori i tagrambledhësve të vegjël, që nuk i lejon njerëzit të shesin në mënyrë të rregullt produktet e tyre në Tiranë, do të marrë fund. Të gjithë do të kenë të njëjtin akses në treg. E treta, kemi një mundësi fantastike për të zhvilluar turizmin”, tha Veliaj.

“Jam këtu për të dhënë një mesazh, se nuk do të qeverisim vetëm në qendër të Kryeqytetit, por në të gjithë territorin e ri të Tiranës", deklaroi Veliaj pas takimit me banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat