Ristani thirrje vlonjatëve: E majta ka zgjedhur kandidatë qe kanë po te njejtin vizion me etërit e tyre

Shqipëria

Ristani thirrje vlonjatëve: E majta ka zgjedhur kandidatë qe kanë po te njejtin vizion me etërit e tyre

Më: 19 prill 2015 Në ora: 18:50

Pas ngritjes së Departamentit për ish-të perndjekurit politikë dhe pronarët dhe në prag të zgjedhjeve vendore te 21 qershorit, demokratët kanë nisur takimet në Vlorë.

Varfërimin e shqiptarëve, Sekretari i Përgjithshëm në PD Arben Ristani, e ka ilustruar me kërkesat masive për azil në Gjermani, fenomenin që ka marrë jetë së fundmi.

“Kane nisur ridiskutimet per te rivendosur vizat, sepse qeveria nuk eshte ne gjendje te kontrollojë kufinjtë dhe te ndalojne kete eksod”-tha ai.

Për Ristanin, maxhoranca nuk i ka mbajtur premtimet, ndërsa ka hedhur akuza per kandidatin e PS dhe te majtes ne Vlore, duke nënkuptuar se e majta riciklon kandidatë me të njëjtin vizion, raporton ora news

“Po vijne bijet e eterve , dardha nen dardh bie. E majta ka zgjedhur kandidatë qe kane po te njejtin vizion me etërit e tyre. Ajo qe po ndodh eshte riciklim me forma dhe menyra te tjera, por me te njejtin qellim. Po flasim per njerëz qe u ngjajn eterve, e qe nuk e duan dhe nuk do ti sherbejne popullit”- tha Ristani.

Në takimin e mbajtur me ish-të përndjekurit, u është bërë thirrje qytetarëve të Vlorës të mos ecin me tifozllëk, por të gjykojnë gjakftohtë për atë që vërtetë meriton t’u japin votën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat