"Po ndaj një përvojë personale me Erion Veliajn"

Shqipëria

"Po ndaj një përvojë personale me Erion Veliajn"

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:27

Dëshira Subashi, ish-gjyqtare dhe ish-anëtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka ndarë një përvojë personale që ka pasur me ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.

Subashi shkruan në Facebook se, vendosi ta ndajë me miqtë në Facebook ngjarjen, tani që Veliaj kandidon zyrtarisht për bashkinë e Tiranës.

“Mendova ta ndaj me ju për një arsye të vetme. Të rrisim vlerat pozitive të komunikimit. I referohem një komunikimi që kohë më parë kam bërë me z.Erion Veliaj, në funksion të ministrit. Në të vërtetë, u mendova gjatë nëse duhet të kërkoja, me ndrojtjen e një zhgënjimi që mund të merrja.

Vendosja ta provoj. Trokita te Erion Veliaj, për ankesë ndaj një strukture të administratës në varësi. Një përgjigje dhe një reagim qytetar korrekt. Në përfundim të një zgjidhjeje e falënderova, por ai, Erion Veliaj, gjeti gjuhën e rrallë për të komunikuar. Nga goja e tij doli fjala 'ndjesë për problemin që të ka shqetësuar', doli fjala 'faleminderit' që unë pata durim e besim tek zgjidhja.

Do të doja shumë që ky model të jetë administrata e këtij vendi. Ky është modeli i vetëm në Shqipëri; ky është modeli i shtetarëve në Amerikë. Më thoni, a nuk kam të drejtë ta ndaj me ju këtë vlerë të tij, në këtë moment konkurrimi të tij? Për mua është vlerë që shumë kujt me pushtet i mungon.” – shkruan Dëshira Subashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat