Nisin hetimet për shpërthimin në Marinëz

Shqipëria

Nisin hetimet për shpërthimin në Marinëz

Më: 1 prill 2015 Në ora: 20:26

Policia dhe Prokuroria nisen hetimet per shperthimin ne Marinez te Fierit. Paraprakisht dyshohet se kompania Bankers mund te kete kryer shpime me metoda te palejuara dhe ne nje zone qe ndalohen te tilla operacione.

Prokuroria e Fierit nisi hetimin për shkaqet dhe përgjegjësit e shpërthimit.
Dyshimet paraprake janë se bankers ka kryer shpime me metoda të palejuara dhe ne territor qe nuk duhet te kryhen operacione të tilla.
Zona konsiderohet e ndaluar për shpime per shkak të sasisë së madhe të gazit, qe sipas specialisteve quhet kapelja e gazit.
Autoritetet kane njoftuar të mos konsumohet uji i puseve sepse mund të shkaktojë helmim tek banoret. Dhe per kete arsye furnizimi me uje te pijshem do behet me autobote deri ne nje urdher te ri. Dëmet materiale të shkaktuar nga shpërthimi janë të dukshme. Madje si rrallë herë edhe rruga është çarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat