Temo Hodaj komandohet në krye të Zyrës së Interpol Tiranës

Shqipëria

Temo Hodaj komandohet në krye të Zyrës së Interpol Tiranës

Më: 1 prill 2015 Në ora: 18:23

Policia e Shtetit komandoi përkohësisht Temo Hodajn si shef i zyrës së Interpol Tiranës, në vend të Artan Bajraktarit. Prej shumë vitesh, Hodaj ka punuar pranë kësaj zyre si specialist. Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën për pezullimin nga detyra të ish-drejtuesit Artan Bajraktari, gjë që bën të mundur rikthimin e tij në postin që mbante më parë. Ky vendim gjithsesi, mbetet cështje administrative e drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat