4 vjet burg për Shpëtim Gjikën?

Shqipëria

4 vjet burg për Shpëtim Gjikën?

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:10

Gjykata e Apelit pritet të vendosë sot mbi pretencën e Prokurorisë për kryetarin e Bashkisë Vlorë, ku kërkohet një dënim me katër vite burg.

Shpëtim Gjika u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në nëntor të vitit të kaluar, edhe pse prokuroria e akuzoi për falsifikim dokumentesh.

Ky është një nga dy proceset gjyqësore që janë aktualisht të hapura ndaj Gjikës, të cilët kanë të bëjnë me dhënien e lejeve të ndërtimit në qytetin bregdetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat