Ambasadori amerikan u përgjigjet pyetjeve

Shqipëria

Ambasadori amerikan u përgjigjet pyetjeve

Më: 30 mars 2015 Në ora: 23:18

Ambasadori amerikan në Shqipëri do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve shqiptarë, në një bashkëbisedim të virtual.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook, ambasadori njofton se “të premten, më 3 prill 2015, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë “Pyet Ambasadorin” në Facebook. Doni të dini më shumë mbi përshtypjet e tij të para mbi Shqipërinë, njerëzit apo qytetet që ka vizituar? Atëherë bashkohuni me ne të premten dhe do të keni mundësinë që të pyesni Ambasadorin Lu”.

Ambasadori sqaron se “nuk do të merren në konsideratë pyetjet që do të postohen përpara datës 3 prill 2015”, ndërsa thuhet se gjatë ditëve në vijim do të mësohen detaje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat