Tom Doshi: Nëse më vrasin, dijeni se pas shpine më ka qëlluar Ilir Meta

Shqipëria

Tom Doshi: Nëse më vrasin, dijeni se pas shpine më ka qëlluar Ilir Meta

Më: 6 mars 2015 Në ora: 00:21

Tom Doshi ka rrëfyer se Durim Bami ka qenë në dijeni se ishte duke u regjistruar biseda që po bëhej.

Gjatë një interviste të bërë në Top Story të Sokol Ballës, Doshi ka thënë se ka qenë Mark Froku personi i cili e ka njoftuar për atentatin që po i bëhej.

Pas kësaj, Doshi thotë se ka parë për herë të parë Rezin, personin që e ndiqte për të ditur lëvizjet që bëheshin.

Pasi ka treguar gjithë ngjarjen që lidhet me të Tom Doshi ka rrëfyer se, nuk ka asnjë lidhje me atentatin që i është bërë Tonit dhe siç tha ai, “më intereson të jetë gjallë pasi është dëshmitar”.

Në fund Doshit tha se nuk ka armik tjetër përveç Ilir Metës.

“I them Ilir Metës se nuk kam asnjë armik tjetër përveç teje”, përfundoi Tom Doshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat