Rebelim edhe brenda PD, disa deputetë nuk pranojnë zonat e caktuara për zgjedhjet

Shqipëria

Rebelim edhe brenda PD, disa deputetë nuk pranojnë zonat e caktuara për zgjedhjet

Më: 1 mars 2015 Në ora: 16:12

Pak ditë pasi kryedemokrati Lulzim Basha ndau detyrat për zgjedhjet e 21 qershorit, kanë nisur pakënaqësitë e para brenda demokratëve për përcaktimin e zonave ku do koordinojnë fushatën.

Mësohet se caktimi i Enekeljd Alibeajt si kryesues i fushatës në Tepelenë, jo vetëm që është refuzuar prej ish ministrit të Drejtësisë, por ka rezultuar me tërheqjen e tij nga PD.

Edhe deputeti i qarkut të Beratit, Astrit Veliaj ka refuzuar caktimin e tij në Urën Vajgurore si drejtues i fushatës për zgjedhjet lokale.

Deputeti Veliaj deklaron se do t’i drejtohet elektoratit të djathtë në gjithë qarkun e Beratit, për të konfirmuar mbështetësit e tij për të qenë në kryet të fushatës në këtë qark.

Ndërkohë, shtypi i shkruar raportoi se edhe deputeti Arben Imami, nuk kishte pranuar drejtimin e fushatës në Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat