Balla: Basha shantazhon prokurorinë

Shqipëria

Balla: Basha shantazhon prokurorinë

Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:54

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha për grevën e studentëve, duke e akuzuar atë se po shantazhon prokurorinë.

Balla shkruan në rrjetin social “Facebook’ se, Basha kërcënon punonjësit e policisë së shtetit ndërkohë që i thotë edhe prokurorisë të mos rrijë duarkryq.

“I akuzuari, i padënuar ende për 230 milionë euro vjedhje. I akuzuari, i padënuar ende për vrasjen e 4 shqiptarëve, kërcënon punonjësit e ndershëm të policisë dhe guxon të shantazhojë edhe prokurorinë, të cilës i shmangej nga hetimi me raporte mjekësore false apo me vizita jashtë shtetit, sa herë që thirrej nga prokurorët për t’u pyetur”, reagon Taulant Balla në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat