Genc Pollo: Basha s’duhet të rikandidojë. Durrësin dhe bashkitë e tjera të mëdha nuk i lëshojmë

Shqipëria

Genc Pollo: Basha s’duhet të rikandidojë. Durrësin dhe bashkitë e tjera të mëdha nuk i lëshojmë

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 21:38

Shtohen zerat brenda Partise Demokratike kunder rikandimit te Lulzim Bashes per Bashkine e kryeqytetit. Me i fundit eshte deputeti Genc Pollo i cili artikuloi qëndrimin e tij ne emisionin “30 minuta” ne Vizion Plus.
“Lulzim Basha te synoje postin e kryeministrit. Nuk ka nevoje per degezime te tjera”, tha Pollo.
Pollo shkoi me tej kur tha se Partia Demokratike do te dale me kandidaturat e veta ne zgjedhjet lokale, duke paralajmëruar ne kete menyre rrezimin e ofertave tashme publike te aleateve te saj si Partia Republikane:
“PD do te shkoje ne zgjedhjet lokale me kandidaturat e veta. Nuk mund te perfaqesohet me asnje nga aleatet, per me teper ne qytete te medha si Durresi. Nuk do te ishte me leverdi”.
Emrat e kandidateve demokrate per zgjedhjet lokale do te behen te njohura per opinionin me 15 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat