Rrugët rurale, jo më në mëshirë të fatit

Shqipëria

Rrugët rurale, jo më në mëshirë të fatit

Më: 25 janar 2015 Në ora: 19:28

Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi dje se një ndër avantazhet e reformës territoriale do të jetë, heqja nga administrimi i qarkut, i rrugëve rurale.

Ai vizitoi nga afër rrugën e Polisit që mirëmbahet nga Këshilli i Qarkut në Elbasan, por që nuk ndodh, pasi sipas Ballës, “me paratë e mirëmbajtjes së rrugëve, pihet raki në Elbasan”.

Deputeti premtoi se do të bëhet një ndërhyrje emergjente në këtë rrugë për të përmirësuar situatën: “Sot erdha për ta parë nga afër situatën, dhe shpresoj që nesër, me ndihmën e disa kompanive private, do të bëjmë një ndërhyrje emergjente, sepse rruga është pothuajse e pakalueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat